Të gjithë ata shqiptarë, që kanë plotësuar tetorin e shkuar lotarinë amerikane, nga kjo e shtunë, mund të mësojnë përgjigjen e shumëpritur. Në një njoftim të faqes zyrtare të Lotarisë amerikane, thuhet se të gjithë aplikuesit munden që të vendosin numrat e tyre të konfirmimit, nga mesdita e të shtunës dhe numrin duhet ta ruajnë deri më 30 shtator. Nuk ka një numër të saktë të aplikimeve të këtij viti për Lotarinë amerikane, por janë të shumtë shqiptarët që i presin me padurim dhe shpresë përgjigjet. Periudha e aplikimit për programin e vizave të shumllojshmërisë, DV-2023, ishte mes 6 tetorit 2021 dhe 9 nëntorit 2021.