Një provë AND-je që i përket autorëve të sulmit ndaj Top Channel është gjetur në një predhë, e cila u sekuestrua nga grupi i hetimit brenda automjetit Range Rover. ADN-ja do ti dërgohet edhe Europolit për krahasimin e saj. Teksa kanë kaluar 24 orë nga njoftimi i policisë së shtetit, që vuri në dispozicion një shumë parash prej 100 mijë euro për këdo që kishte informacion mbi autorët, lëvizjet e tyre, apo ndonjë detaj tjetër që mund të cojë në identifiimin e tyre, në polici janë referuar telefonata të shumta. Ndërkohë, ka përfunduar akt eskpertiza e mjetit të djegur që u gjet pranë Përroit të Agait, në autostradën Durrës-Rrogozhinë.