Një shtetas i shpallur në kërkim që prej muajit shtator për shitje narkotikësh është arrestuar në Durrës. 25-vjeçari është shpallur në kërkim në muajin shtator të vitit 2023, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike në zonën e plazhit dhe në lokale nate, në qytetin bregdetar.