Një 37 vjeçar është arrestuar nga policia eShkodrës, pasi një vit më parë akuzohet se ka vrarë me armë zjarri 44-vjeçarin Pjetër Gjoka. Është vënë në pranga Maltin Gjini, 37 vjeç, banues në Lezhë pasi Gjykata e Pukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Sipas informacioneve Gjini është dhe autori kryesor i vrasjes së 44 vjeçarit më 27 shtator të vitit 2022 në fshatin Kurthpulë, Pukë.