Gjatë një operacioni në Kamëz, është lokalizuar dhe arrestuar provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Pëllumb Suçi. 41-vjeçari kërkohej nga autoritetet italiane, pasi akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.