Policia e Durrësit ka vënë në pranga 30-vjeçarin Klenis Kazazaj, I cili ka tentuar të vriste me armë zjarri një shtetas. Uniformat blu kanë bërë me dije se falë operacioni policor “Distanca”, 30-vjeçari me banim në Durrës, është vënë në pranga në lagjen nr. 13 të qytetit. Sipas njoftimit zyrtar 30-vjeçari Kazazaj, ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, pasi më 04 gusht 2023, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe armëmbajtje pa leje.