Një person i shpallur në kërkim për kryerjen e veprës penale ‘Vrasja me dashje’ u arrestua këtë të mërkurë nga policia e Beratit. Bëhet fjalë për një 41 vjecar me iniciale D.GJ, banues në Kucovë. Për këtë të fundit gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat më datë 31 maj të këtij viti caktoi masën e sigurisë arrest në burg, për veprën penale "Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.