Komisariati numër 2 në Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar “I kërkuari”, duke arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombër nga autoritetet italiane. I arrestuari është identifikuar si Arman Alla, 26-vjeç, banues në Tiranë. Gjatë operacionit, efektivët kanë lokalizuar këtë shtetas në një lokal në rrugën "Medar Shtylla", ku më pas kanë ndërhyrë për ta arrestuar.