Një 20 vjecar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi kërkohej për disa grabitje dhe ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti prej 5 qershorit. Artemio Gjoncari ka rënë në prangat e policisë së Pagratit në Athinë nën akuzën “grabitje në vazhdimësi”. Sic rezulton nga hetimet e Prokurorisë së Athinës, prej prillit 2024 deri në 5 qershor, Gjoncari, i maskuar shkonte në kioska dhe mini-markete në zonën e Vironas dhe Pagratit dhe nën kërcënimin e një thike, merrte para nga xhiro ditore. Ai më pas largohej me shpejteësi duke mundur që t’i shëptonte policisë. Nga hetimet e deritanishme janë zbuluar 6 raste ku dyshohet se autor është pikërisht 20 vjecari Artemio Gjoncari.