Një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted” është finalizuar me sukses, falë bashkëpunimit mes strukturave të FAST Albania, Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe FAST Kosovë, nën koordinimin e rrjetit ENFAST. Gjatë këtij operacioni është kapur në Tepelenë një 37 vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës. Ai është arrestuar me qëllim ekstradimi, bazuar në dy urdhër-arreste të lëshuara gjatë vitit 2024 nga Gjykata Themelore e Pejës, për veprat penale të kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.