Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar kanë rënë në prangat e policisë. Arrestimi i tyre u bë në bshkëpunim me homologët në Spanjë dhe në Itali. Në kuadër të operacionit “The zone”, në Spanjë u arrestua një 29-vjeçar që në vitin 2022, së bashku me babanë dhe vëllanë e tij, kishte përshtatur një ambient në Shkodër, për prodhim të lëndëve narkotike.