Një 25-vjeccar nga Vlora është vënë në prangat e Policisë, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle. Uilliam Sokoli u arrestua në rrugën Transballkanike. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Grup kriminal” dhe “Mashtrim në fushën e energjitikës”, parashikuar nga legjislacioni penal spanjoll.