Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Ai u vu në pranga nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale gjatë operacionit policor të koduar "Operacionalja 32". Bëhet me dije se Daniel Korali, rezulton i dënuar në Itali nga Gjykata e Mesinas në vitin 2024, me 4 vite e 3 muaj burgin për kryerjen e veprave penale kanosje, zhvatje dhe armëmbajtje pa leje. Ai u arrestua nga policia me qëllim ekstradimin në shtetin italian. Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet italiane për kapjen dhe ekstradimin e personave të kërkuar ndërkombëtarisht për vepra penale të ndryshme. Interpol Tirana është duke punuar me homologët italianë për të finalizuar procedurat e ekstradimit të Daniel Koralit në Itali.