Policia e Kosovës ka identifikuar një nga autorët e ngjarjes së rëndë të regjistruar mbrëmjen e së premtes në një nga lokalet në qendër të Prishtinës. Sipas policisë, ai është Dukagjin Nikollaj, I njohur ndryshe me nofën ‘Duka’, I cili njëherësh ishte I shpallur në kërkim nga FBI-ja amerikane, pasi dyshohet se është pjesë e një bande të njohur si ‘Krasniqi Organization’.