Një tjetër person u arrestua në kuadër të operacionit të koduar Tempulli dy, duke e cuar numrin e të arrestarve në Tiranë në 79. Shërbimet e policisë vendosën në pranga sheteasin MB 25 vjec, pasi ishte shpallur në kërkim për dy vepra penale. Konkretisht ndaj 25 vjecarit, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" ndaj tij për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".