Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Thanës kanë vënë në pranga një 29-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake. Gjatë kontrolleve në dalje të territorit shqiptar, policia ndaloi shtetasin Mondi Gitlan, i cili kërkohej nga Interpol Viena si i dyshuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.