Gjykata e Apelit Tiranë, ka liruar nga qelia Jeton Dervishin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. 38-vjeçari nga Prizreni, është dënuar në Hungari me 2 vite burg për kalim të paligjshëm të emigrantëve dhe po për të njëjtën vepër edhe në Serbi. Shkalla e Parë kishte vendosur pro ekstradimit, ndërsa avokati I tij ankimoi vendimin. Në ankimin e saj mbrojtja evidentoi edhe shkeljen për tejkalim të afateve të paraburgimit. Prej më shumë se një viti 38-vjeçari nga Kosova vijonte të qëndronte në paraburgim me vendim të Gjykatës së Kukësit.