Reforma në drejtësi në Shqipëri, 4 vjet nga miratimi, ende nuk ka një produkt real për qyetarët. Proçesi i Vetting-ut dhe dorëheqjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë shkaktuar në sistem mungesën e 36 për qind të trupës së gjyqtarëve dhe 22 për qind të trupës së prokurorëve. Kjo solli bllokimin e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë për dy dhe tre vite përkatësisht, ndërsa aktualisht vendet bosh në Gjykatat e Apelit dhe ato të shkallës së parë po sjellin mjaft vonesa në dhënien e drejtësisë për qytetarët.