Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin me iniciale E. Z., 34 vjeç, banues në Gramsh, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Ndërkohë, një tjetër banues në Gramsh me inciale F.K, 33 vjeç është shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit pasi i kishte marrë me qira një automjet tip ‘Benz’ shtetasit R. M dhe nuk ia kishte kthyer më.