Arens Çela është emri i cili do të zëvendësojë kryeprokuroren Elisabeta Imeraj. Çela u konfirmua pas një mbledhje të zhvilluar këtë të enjte nga KLP. Arens Çela ka qenë më parë prokuror në ish-Gjykatën e Krimeve të Rënda Ishte Kolegji I Posaçëm I Apelimit që shkarkoi nga detyra kryeprokuroren e Tiranës, pas disa seancash në të cilat ajo u mor në pyetje nga hetuesit. Në përfundim u vendos që Imeraj nuk justifikonte pasurinë.