Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vijuar këtë të dielë takimet me banorët e Liqenit të Thatë të cilët iu bashkuan edhe në mbjelljen e pemëve të reja që iu shtuan kësaj zone të gjelbëruar në kryeqytet. Kreu i Bashkisë tha se dëshmia më e mirë për të provuar se si me punë arrihet gjithçka, është Kopshti Zoologjik, teksa tha se e njëjtë me të do të bëhet gjatë këtij mandati të ardhshëm edhe Kopshti Botanik. Në fund ai e kishte një mesazh edhe për kandidatët e opozitës që garojnë në 14 Maj për Bashkinë e Tiranës.