Partia Demokratike të hënën depozitoi në gjykatë ndryshimet në statut të miratuara në Kuvendin e 17 korrikut. Ndryshimi i rregullave të funksionimit të Partisë Demokratike u propozuan si një zgjidhje për krizën brenda saj, pas humbjes në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe rizgjedhjes së Bashës në krye të partisë në një proces të kontestuar nga kundërshtarët e tij në parti. Kuvendi Kombëtar i PD miratoi ndryshimet në Statutin e Partisë, që ishin propozime të kreut Lulzim Basha. Ai propozoi 11 ndryshime, duke përfshirë zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve.