Shërbimi Infornativ Shtetëror, në raportin e tij vjetor konfirmon se niveli i kërcënimeve kibernetike është në rritje dhe ato janë shndërruar në një kërcënim në nivel global. Aktorët e kërcënimeve keqdashëse do të vazhdojnë të shfrytëzojnë dobësitë e platformave elektronike të ruajtjes, administrimit dhe komunikimit, për të siguruar akses në informacione sensitive, që ndikojnë në publik dhe përdoren për synime inteligjence - thuhet në raport.. Infrastrukturat kritike fizike dhe elektronike mbeten shënjestra të kërcënimeve kibernetike nga aktorë shtetërorë kundërshtarë dhe entiteteve të lidhura me to. Hapësira e shërbimeve online po shfrytëzohet për spiunazh kibernetik, aktivitete ndikimi e influence dashakeqe si dhe për krime kibernetike.