Pas dëshmisë në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me dosjen “Gërdeci”, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu u shpreh se nuk ka shkelur autoritetin e Forcave të Armatosura. Fatmir Mediu deklaroi më tej se Ministria e Mbrojtjes ka zbatuar detyrimet ndërkombëtare e ligjore si dhe VKM me detyrën që iu la.