Lulzim Basha ka vijuar takimet me qytetarët në kuadër të fushatës për zgjedhjet që do mbahen më 29 korrik për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Basha u ndal në degën 11 në Tiranë, ku u takua me disa prej demokratëve, ndërsa kërkoi bashkimin e forcave me të gjithë shqiptarët, për të zgjedhur dhe ndikuar në qeverisjen e vendit. Ish kreu i PD-së shtoi se duhet ti jepet fund pushtetit pakufi, vendimmarrjes që bazohet në vullnetin e një individi, duke i dhënë peshë votës së qytetarëve dhe rritur mekanizmat e kontrollit nga Parlamenti.