Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pritet të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin gjatë ditës, në përpjekje për të “parandaluar një katastrofë” në Ukrainë, tha Berlini. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Heberstreit tha se biseda do të zhvillohet pasdite dhe se kjo bisedë “është koordinuar ngushtë” me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili ka biseduar me Putinin dy herë, fillimisht më 20 shkurt dhe sërish të hënën.