Në gjykatën e Apelit është zhvilluar këtë të martë seanca e radhës ndaj Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit në 2021. Sipas ekspertëve të pavarur që kanë rindërtuar skenën e krimit, konflikti me armë nisi nga pozicioni i Pjerin Xhuvanit. "Viktima Pjerin Xhuvani erdhi në vendngjarje i shoqëruar me persona të tjerë. Arbër Paplekaj u tërhoq, identifikoi qitës. Grupet u shtynë me njëri-tjetrin, aty ishte dhe policia!”, thanë ekspertët.