Reshjet e shiut që ranë gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar sëeish përmbytje të disa zona të qytetit të durrësit. Edhe pse reshjet kanë pushuar prej orësh, kanalet e tejmbushura nuk lejojnë tërheqjen e ujërave nga rrugët e trotuaret. Situata me kritike ishte në mëngjes, por nga më vonë nisit tërheqja e ujërave nga rruga. Kjo situatë krijon vështirësi për aktivitetet e përditshme, duke sjellë probleme për nxënësit e shkollës, të punësuarit dhe bizneset përgjatë këtyre rrugëve midis lagjeve 12 dhe 17 të qytetit. Që natën e kaluar punonjës të Ujësjellës Kanalizimeve kanë qenë në terren për pastrimin e pusetave dhe zgarave. Edhë në zonën e Sanxhakut, por edhe në qytetin e Kurbinit, reshjet intensive te nje nate me pare kane shkakuar përmbytje në rrugë. Banoret ankohen se sa here ka reshje shiu permbyten dhe kjo vjen nga mospastrimi i kanaleve kulluese ne kete zone. Nisja e ditës dhe fillimi i aktiviteteve të zakonshme për banorët e Sanxhakut ka qenë i veshtirë këtë mëngjes pasi rruget ishin të mbushura me uje dhe terheqja e ij ishte e ngadalte.