Në këtë ditë të Fitër Bajramit, drejtori i Kadastrës Artan Lame, ka zgjedhur t'i dorëzojë Myftinisë së Lushnjës certifikatën e legalizimit të xhamisë së qytetit. Xhamia kryesore e Lushnjës e ndërtuar në vitin 1938 dhe e rindërtuar në vitet 90, nuk ka patur certifikatë pronësie dhe kjo është mundësuar vetëm së fundmi. Në një prononcim për mediat, Lame foli për çështjen e denoncimeve të PD-së që ky institucion ka përdor lejet e legalizimeve në fushatë zgjedhore.