Vendimi i DASH për shpalljen ‘non grata’ të Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit ka trazuar politikën në Shqipëri. Qëndrimet e tyre, edhe pse jo me nota të theksuara radikaliteti, ishin pro Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendimit të Departamentit të Thesarit. Kishte shumë nga ata që nuk dhanë përgjigje, mes të cilëve edhe vetë Berisha, ndaj të cilit ka një vendim të njëjtë si Rakipi dhe Ndroqi.