Data 16 shtator do të përcaktojë përfundimisht fatin e Arbër Paplekajt, personit të akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanin, ngjarje e ndodhur më datë 21 prill të vitit të kaluar. Gjykata vendosi të shtyjë për të tretën herë seancën gjyqsore ndaj Paplekajt, kjo për shkak se avokati i një prej efektivëve Shqiponja që ka qenë prezent në vendin e ngjarjes më datë 21 prill, nuk u paraqit në seancë.