SPAK ka sekuestruar pasurinë me vlerë rreth 1 mln euro të ish-shefit të Oepracionales, Oltion Bistrit. Përmes një njoftimi prokuroria bën me dije se nga hetimet e kryera dhe provat e administruara nga hetimi i deritanishëm është evidentuar se që nga viti 2015 e në vijim Bistri dhe familjarët e afërm të tij kanë kryer disa transaksione të dyshimta në lidhje me shitjen dhe blerjen e pasurive të paluajtshme në një vlerë totale rreth 1 milion Euro.