Raporti për vitin 2022 i Zyrës së Kombëve të Bashkuara mbi Drogën dhe Krimin ka nxjerrë në pah rolin gjithnjë në rritje të organizatave kriminale shqiptare në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Në raportin e gjatë vihet re një zinxhir i fortë trafikimi droge nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të Europës, më tej në drejtim të Ballkanit e deri edhe lidhje me tregun Rus.