Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, teksa ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, që po mbahet në Luksemburg, ka folur para gazetarëve edhe për Ballkanin Perëndimor. Diplomatja u shpreh se në Ballkan ka tensione që po rriten, por që shtetet duhet të vazhdojnë përpara drejt rrugës së integrimit europian’.