Çështja e detit me Greqinë nuk u shmang dot nga agjenda e vizitës së Kryeministrit Edi Rama, ndonëse kreu i Qeverisë ndodhej në një udhëtim jozyrtar në Athinë. Sipas mediave greke, Kiriakos Mitsotakis i ka kujtuar Edi Ramës dakordësinë për ta çuar dosjen në Gjykatën e Hagës. Hapi i fundit për këtë është marrja e autorizimit nga presidentët përkatës të dy vendeve.