Mirlinda Karçanaj drejtorja e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka ankimuar vendimin e GJKKO për caktimin e masës “arrest në shtëpi” ndaj saj. Të njëjtin vendim në Apelin e Posaçëm e ka ankimuar edhe zv.drejtorja e AKSHI-t, Hava Delibashi, që po ashtu ndodhet në të njëjtën masë sigurie si Karçanaj. Ankim sipas informacioneve kanë ushtruar edhe zv.drejtori i policisë Tiranë, Erion Ismaili, i pezulluar nga detyra, Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta që janë lënë në “detyrim paraqitje”. SPAK thotë zyrtarisht se ky grup i strukturuar kriminal kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimi, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve.