Top News- “Në 8 vite”, Berisha nga Lapraka: PD transformoi Shqipërinë, Kosova u shpall e pavarur
17/01/2026 21:30

Dhe ju e dini që në zgjedhjet e 2001-shit logoja e Partisë Demokratike ishte logoja më e votuar në Shqipëri. I plaçkitën, i morën, i morën. Po nuk u lëshuam. E kapëm hajdutin për fyti. E kapëm, mbrojtëm votën. Një komunitet ndërkombëtar u detyrua të ndryshojë raportin, të përmbysë raportin pas dhënave tona. Dhe triumfuam. Ata që erdhën me dhunë, i përzumë me votë. Kjo është forca e ideve. Kjo është forca e besimit. I përzumë me votë. Në 8 vite, Shqipëria ndryshoi sa kurrë në historinë e saj. Në tetë vite, Shqipëria u bë krejt tjetër. Shqipëria pësoi ndryshime thelbësore. Ne dolëm nga varfëria në një nivel tjetër. Kosova u bë e pavarur. Ne qëndruam besnikë të interesit kombëtar, pavarësisht nga çmimi. Pra, një parti që po dukej se po zhdukesh, u ngrit përsëri si Feniksi nga hiri. I përzuri me vota ata që erdhën me rebelim. Transformoi Shqipërinë. Pse u ndala në këto? U ndala në këto jo për t'u mburrur me historinë tonë, po vetëm për një mesazh të saj. Ne jemi të pamposhtur. Kjo parti është parti e njerëzve të pamposhtur. Dhe këtu kjo është e një rëndësie kapitale për ta patur parasysh çdo demokrat e demokratë. Udhëtim i vështirë. 13 vite. Represione, burgosje, plaçkitje të gjithanshme. Po ku jemi sot? Sot, e vërteta është që jemi në agun e një fitoreje të sigurt. Në agun e shndërrimit të të pamundurës në të mundur. Po pse e them unë këtë? Miq, Edi Rama përdori shumë armë, shumë mjete për Shqipërinë pa opozitë. Nuk kam patur asnjë dyshim se ai i tillë është. Ju kujtohet, me dhjetëra herë i kam kërkuar publikisht, dëno firmën e babait tënd xhelat, që vari Hafzi Nelën, vetëm për vargjet e tij të lirisë. Vetë ky ishte skulptor, intelektual gjoja, intelektual kriminel, dhe firmoste për të varur një poet koloz, që i këndonte lirisë, që shkruante se fryma e Helsinkit, era e Helsinkit do fryjë dhe në trojet tona, që i thurte vargje Kosovës dhe shprehte besimin se ajo do të dalë nga pushtimi serb. Dhe ky këtu firmoste ekzekutimin e tij, varjen e tij. Nuk e bëri kurrë. Nuk e bëri kurrë, sepse ky ndan të njëjtin mendësi, të njëjtin shpirt me t'jatin e tij ndaj kundërshtarit politik, ndaj mendimit ndryshe, ndaj kundërshtarëve. Përdori mjete të mëdha financiare dhe të tjera. Përdori rrugë të shumta korruptimi e të pafundme. Por unë them ju që tani ai është buzë greminës. Dhe këtu e sollët ju. E sollët ju demokratët dhe demokratët, sepse në momentet më kritike, më të vështira, ju zgjodhët, zgjodhët vlerat, parimet dhe idealet që besoni. Unë ju shoh këtu me admirimin më të madh, ju dhe çdo demokrat, kudo që është. Nuk ka, nuk ka në Evropë, nuk ka të dytë si ju që të jeni, që u detyruat, u detyruat në mënyrën më të, më të çuditshme, në mënyrën më të padrejtë, të zgjidhni midis Sali Berishës dhe pothuaj botës. Normal, çdo njeri do të thoshte unë zgjedh botën. Ju jo. Nuk zgjodhët as Sali Berishën, zgjodhët të vërtetën ju. Ju zgjodhët të vërtetën. Po. Ju zgjodhët të vërtetën. Ju zgjodhët të vërtetën. E zgjodhët në një moment që edhe të gjithë të gjithë nën shtresën e atyre zhvillimeve ndoshta nuk e dinit, por nuk besuat gënjeshtrën dhe gjykuat se duhet të qëndroni për të vërtetën. E zgjodhët në një moment që e shpëtuat opozitën. Sepse e vërteta është, t'jua them unë ju këtu, opozitën në mënyrën më makbethiane, më makabre, Edi Rama e kishte vendosur nën kontroll të plotë.

Top Channel/ Berisha do ballafaqim me Ramën! Dosja “Partizani”, kreu i PD: Le të vijë…
06/04 12:24
Top Channel/ Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit
06/04 10:29
Top Channel/ Berisha: Ulja e akcizës, tallje. Nuk ka integrim në BE për shqiptarët
05/04 19:40
Top Channel/ Takimet e Ramës në njësinë 5, Braçe i revoltuar që nuk mori pjesë: Histori deliri
05/04 19:38
Top Channel/ “Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”, Berisha i përgjigjet Ramës për…
05/04 17:47
Top Channel/ Politika urim për Pashkët, mesazhet nga Begaj, Rama dhe Berisha
05/04 15:08
Top News – Urimet për Pashkën. Begaj, Rama e Berisha mesazhe për besimtarët
05/04 12:55
Top Channel/ Pashkët/ Rama bën urimin me videon e veçantë të krijuar nga Inteligjenca Artificiale
05/04 12:53
Top Channel/ Rama:Je dakord ti që unë të kem klonin tim? Ja si përgjigjet biotikistja në Flasim
05/04 10:57
Top News – ‘Korrupsioni, sëmundje e rëndë e trashëguar. Ne kemi rritur të ardhurat buxhetore’
05/04 10:24
Top News – ‘Fonde për fermerët e rinj’. Rama flet për skemën kombëtare të bujqësisë
05/04 10:24
Top News – Shtrenjtimi i naftës, Rama: Miratuam uljen e akcizës nëse çmimi shkon mbi 220 lekë
05/04 10:24
Top News – Kryeministri Rama prezanton nismën e qeverisë ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde’
05/04 10:24
Top News – ‘Bëjnë çmos, të mbulojnë punët me ziftin e dëshpërimit, baltën e urrejtjes’.
05/04 10:23
Top Channel/ ‘Ti je të dhëmbi i qenit’, Rama batuta në Flasim: Unë nuk kam më në dispozicion…
05/04 10:22
Top Channel/ Kryeministri Rama rendit ngjarjet më të rëndësishme të Javës
05/04 10:16
Top Channel/’Ruset janë shumë të bukura’ Rama batuta me studentin shqiptar që ka mbaruar në Moskë
05/04 10:13
Top Channel/ Miratohet Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026, Rama: Lehtësim kushtesh dhe …
05/04 09:54
Top Channel/ Rama: Ekonomia jonë është fuqizuar shumë, 1 miliard të ardhura shtesë…
05/04 09:48
Top Channel/ Akciza e naftës, Rama:Do bëjmë të mundur që qytetarët të mos abuzohen, masa drastike…
05/04 09:45