Top News – Ndryshon ligji i zgjedhjeve/ Kosovë, qeveria e kalon për procedim në kuvend
02/04/2021 21:00

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur në mbrëmjen e së premtes, ka miratuar ndryshimet në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe të njëjtin tani ia procedon kuvendit. Kryeministri Albin Kurti tha se ndryshimet në këtë ligj janë në funksion të garantimit të drejtës së votës për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ai tha se me të iu mundësohet qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, të mund të votojnë në ambasadat dhe konsullatat që Kosova ka nëpër botë. Ndryshimet në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme tani i procedohen Kuvendit të Kosovës, ku pritet të mbahet seancë plenare. Ndryshimet në ligj, me propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje, do të bëhen me procedurë të përshpejtuar. Ky ligj vjen në kuvend para mbajtjes së seancës për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit dhe nga partitë opozitare, është cilësuar si shantazh. Por, më herët shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se ky ligj nuk është shantazh ndaj partive të tjera, por jetësim i një premtimi elektoral të LVV-së. Partia demokratike e kosovës, lidhja demokratike e kosovës dhe aleanca për ardhmërinë e kosovës, e kundërshtuan nismën duke e cilësuar të ngutshme. LDK-ja, e cila ka thënë se do të marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit, e ka vlerësuar këtë nismë të LVV-së si “shantazh”. PDK në anën tjetër tha se cështja nuk duhet trajtuar me urgjencë pa patur mundësi që edhe institucione të tjera të japin kontributin e tyre. AAK në anën tjetër nuk e konsideron ligjin një prioritet.

Top Channel/ Kurti para zgjedhjeve “zbutet” me Serbinë: Duhet të normalizojmë marrëdhëniet!
24/12 15:21
Top Channel/ Terroristët e Ibër-Lepencit/ Gjyqi i serbëve që akuzohen për sulmin në kanalin e ujit
24/12 12:30
Top News- Kosova armatoset me PANZERFAUST 3, blindohet FSK me sistemin antitak/ Çfarë është?
23/12 22:55
Top Channel/ Vota nuk numërohet për vitin e ri në Kosovë, KQZ bën mjoftimin e réndësishëm
23/12 20:06
Top News- Sërish armë e municione në veri/ Ishin fshehur në një banesë të pabanuar, asnjë në pranga
23/12 16:44
Top Channel/Kurti “kafshon gjuhën” para zgjedhjeve:Rreshton arritjet dhe zbut retorikën me opozitën!
23/12 12:19
Top News- Pak para ekzekutimit të Liridonës/ Pamjet, Naim Murseli sinjalizon autorët e vrasjes
22/12 16:41
Top Channel/ Del video, si u planifikua eliminimi i Liridona Ademit nga bashkëshorti
22/12 15:26
Top News- Kundërtanke gjermane në Kosovë/ Armatimet që përdoren nga NATO, pjesë e FSK
22/12 14:39
Top News- Kosova vijon fushatën elektorale/ Beteja për votat, partitë ‘hapin thesin’ e premtimeve
22/12 14:15
Top Channel/ Kosova nën mbrojtjen amerikane: Jo shkëmbime territoresh, kujdes nga rusët
19/12 22:42
A do të jetë OSMANI presidente në KOSOVË?/ Çollaku tregon planet
19/12 20:11
Top Channel/ Dumani, detyrë të re në Kosovë?/ Ish- kreu i Spak, mund të angazhohet këshilltar në…
19/12 19:44
Top News- Eurodeputetët letër KE/ Kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj Kosovës
19/12 17:38
Top Channel/ BE hoqi masat ndaj Kosovës, Kurti: Të padrejta që në fillim!
19/12 14:40
Top News- Kosova nuk i mban mëri BE-së/ Kurti mirëpret heqjen e masave: Ulëm tensionet në veri
19/12 14:37
Top News- Pranga ish-ministrit e 6 zyrtarëve/ Goditet korrupsioni në Kosovë, abuzuan me shpronësimet
19/12 10:52
Top Channel/ Përplasje për ish-krerët e UÇK refuzohet qendra e veçantë e votimit
18/12 22:23
Top News- Gjenden eshtra në Rahovec, nisin gërmimet, dyshimet e para
18/12 21:46
Top News-Masakra e 34 civilëve në Malishevë/ Ngrihet aktakuzë kundër Ramadan Morinës për krime lufte
18/12 18:19
DIGITALB DIGITALB