Kuvendi i Kosovës miratoi këtë të enjte ndryshimet në ligjin për prokurorinë speciale. Ndryshimet, që u mbështetën vetëm nga Vetëvendosje dhe jo nga opozita kushtëzojnë prokurorinë speciale, me seli në Hagë që në rastet e dosjeve të ndjeshme për publikun të ketë pjesë të grupit hetimor edhe përfaqësues nga Policia e Kosovës.