Tre ditë pas vendimit të fundit, Bordi i Transparencës është mbledhur sërish këtë të martë, ku vendosi çmimet e reja të hidrokarbureve, të atyre që do të tregtohen me shumicë dhe me pakicë. Pas mbledhjes së bordit, ku u diskutua situata në tregjet ndërkomëbtare, u vendos që nafta të tregtohet me shumicë me 220 lekë/litër, ndërsa për ata të cilët do të marrin karburant me pakicë do ta blejnë atë me 232 lekë/litër.