Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë është njohur me paketën e ndryshimeve ligjore në reformën në drejtësi dhe shprehet e gatshme për të bashkëpunuar me Kuvendin dhe çdo institucion tjetër në përmirësimin e këtij kuadri ligjor. Megjithatë, kjo Shoqatë thekson se çdo ndryshim normativ duhet të jetë i kujdesshëm, të mos bjerë ndesh me parimet themelore të shtetndërtimit, si ndarja dhe balancimi i pushteteve dhe pavarësia e gjyqësorit, si dhe duhet të synojë perfeksionimin e ligjeve bazë të reformës në sistemin e drejtësisë dhe jo të zhbëjë sukseset e arritura deri tani në këtë drejtim.