Shkarkimi i Belinda Ballukut nga detyrat qeveritare, së bashku me shtatë ndryshimet në kabinet, kanë bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. Reuters e portretizon ish zëvendëskryeministren si një yll në ngjitje, e favorizua nga Rama si një pasardhëse e mundshme. Zyrtarët e Bashkimit Evropian i kanë thënë Reuters se po shqyrtojnë nga afër mënyrën se si Rama i ka trajtuar rastet e korrupsionit dhe se lufta e vendit kundër krimit dhe korrupsionit është thelbësore për përpjekjen e vendit ballkanik për t'u bashkuar me bllokun deri në vitin 2030.