Kryeministri Edi Rama sqaroi në podkastin e së dielës vendimin e tij për të riformatuar kabinetin qeveritar. Unë ndava me deputetet dhe deputetët edhe planin e ndryshimeve në qeveri, të cilat janë ndryshime që shkojnë në atë që unë e kam konsideruar si një qasje e re në këtë aspekt dhe për të cilën kam folur, qysh në fjalën e drejtuar Asamblesë Kombëtare në krye të punëve të këtij mandati, duke bërë edhe krahasimin, mes ndryshimeve në një skuadër futbolli me ato në një skuadër basketbolli. Kështu që, në këtë aspekt ndryshimet ishin të parapara, por natyrisht që nëse rrethanat do të kishin qenë të ndryshme, nuk do të kishte ndryshuar për rezultatet e jashtëzakonshme në punë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisëqë aktualisht në bazë të mbledhjes së zgjeruar të grupit dhe të planit të ri të kompozimit të qeverisë, është ish Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë’.