Qeveria është ende duke punuar në lidhje me ndryshimet ligjore në fushën e prokurimeve publike. Ndryshimet pritet që të cekin si mënyrën e realizimit të tenderave publikë, ashtu edhe institucionet përgjegjëse të kryerjes së tyre. Detaje nga ligji i ri që po diskutohet ndau këtë të hënë Kryeministri Edi Rama, që foli për ngritjen e strukturave të posaçme vetëm për vlerësimin e ofertave.