Vijojnë ndryshimet në ambasadat shqiptare nëpër botë, teksa presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar këtë të mërkurë të tjera lirime dhe emërime. Kështu është liruar nga detyra e Ambasadorit Shqiptar në Zvicër Roland Bimo. Gjithashtu, edhe ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi, është liruar nga detyra e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në NATO.