Opozita parlamentare ka ndryshuar mendje për një nga propozimet kryesore të saj për ndyshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me zgjedhjet Opozita e re në Parlament tërhiqet nga propozimi i saj për rritjen e pragut elektoral në zgjedhjet e ardhshme. Në propozimin e ndryshimeve kushtetuese e firmosur nga 28 deputetët e opozitës së re kërkohej që pragu elektoral nga 3% që është aktualisht, të rritej në 5%. Por gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të ligjeve përfaqësuesit e opozitës janë tërhequr nga qëndrimi i mëparshëm i firmosur nga vetë ata, teksa kanë kërkuar që pragu të ulet në 2%. Korab Lita relatori I opozitës propozoi pragun 2 % që u mbështet më pas edhe nga Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari