Duke nisur nga 1 qershori, Policia e Shtetit do t’I nënshtrohet disa ndryshimeve që prekin kryesisht dy qarqe. Bëhet fjalë për qarkun e Durrësit dhe Tiranës. Kështu, Komisariati I Krujës do t’i bashkohet Drejtorisë së Policisë Tiranë, ndërsa ai I Kavajës do t’I kalojë Drejtorisë së Durrësit.