Top News – Ndryshime në Bashkinë e Tiranës. Lirohen nga detyra nënkryetarët, qëndron Ristani
31/07/2025 13:26

Lirohen nga detyra katër nënkryetarët e bashkisë së Tiranës, pak ditë pasi në një takim me dyer të mbyllura, kryeministri Edi Rama kërkoi ristrukturimin e kësaj bashkie. Mësohet se në një mbledhje të kryesuar nga Ogerta Manastirliu, punonjësit e bashkisë janë njoftuar për lirimin nga detyra të nënkryetarëve Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili. Ndërkohë që janë caktuar edhe nënkryetarët e rinj të bashkisë. Burime bëjnë me dije se Ilir Mëngra do të jetë përgjegjës për punët publike. Në Janar të vitit 2024, Ilir Mëngra u emërua drejtor i DPSHTRR-së, institucion në varësi të Ministrisë së Energjisë Vasilika Vjero, e cila më herët ka mbajtur postin e zëvendësministres së financave, do të shërbejë si nënkryetare e bashkisë së Tiranës dhe do të kontribuojë në sektorin e financave dhe zhvillimit ekonomik. Gentian Keri, po ashtu i bashkohet kupolës drejtuese të bashkisë së Tiranës, më herët ai ka mbajtur postin e kryetarit të komisionit të prokurimeve publike. Po ashtu funksionin e nënkryetarit të bashkisë do ta mbajë edhe Blendi Sulaj, i cili më herët ka qënë pjesë e Partisë Republikane, por ju bashkua Partisë Socialiste para zgjedhjeve. Emërimi i tij si nënkryetar, shënon momentin e dytë, kur opozitarët që ndryshojnë angazhimin politik, emërohen në poste në bashkinë e Tiranës. Edhe Endrit Brahimllari, që më herët ka kontribuar në Lëvizjen Socialiste në Integrim, ndryshoi përkatësi politike dhe u emëruar nënkryetar i këshillit bashkiak. Nga ky ristrukturim nuk preket kryetarja e komanduar, Anuela Ristani, e cila do të vijojë të delegojë firmën e kryebashkiakut Erion Veliaj, në kushtet kur prej shkurtit të këtij viti, ai qëndron në masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Në mbledhjet me dyer të mbyllura të Partisë Socialiste, Edi Rama nuk e ka përcaktuar asnjëherë nëse do ketë apo jo zgjedhje të parakohshme në bashkinë më të madhe në vend.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23