Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë disa ndryshime në disa nga drejtoritë e Bashkisë duke zëvendësuar drejtorët e disa prej tyre. Bëhet fjalë për drejtorinë e Ujësjellës Kanalizimeve, policinë bashkiake, ndërmarrjet e Rrugëve dhe Ndriçimit si dhe disa drejtori të tjera. Bëhet me dije se Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë do të drejtohet nga Elda Muçi, Policia Bashkiake nga Toni Beni, ndërsa Ndërmarrjet e Rrugëve dhe Ndriçimit nga Piro Sinjari. Sakaq drejtimi i Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit i është besuar Blerta Dardhës, ndërsa Tirana Parking Flavio Barçit.