Shqipëria prej kohësh nuk po gjen qetësi. Krimet e rënda shpesh të organizuara në mënyrë perfekte, në mes të qytetit, në prani të kamerave të sigurisë apo edhe aksidentet e rënda nga drejtues mjetesh lukzose të cilët jo pak herë nuk vihen përpara përgjegjësisë, kanë kthyer sytë nga uniformat e policisë së shtetit.